Përplasjet me studentët në protestë, Berisha kërkon bashkim të opozitës për zgjedhjet lokale

Edhe në protestën e zhvilluar dje, deputetët e opozitës u përballën me kundërshtimin e disa studentëve. Sipas kreut të PD-së, Sali Berisha, pas këtyre incidenteve qëndronin persona të paguar nga qeveria.

Berisha deklaroi se ata që, sipas tij, iu bashkuan protestës vetëm për të shkaktuar përplasje dhe “i morën shpirtin Flamingove”, nuk mund të konsiderohen përfaqësues të studentëve. Ai i cilësoi si “zjarrfikës të paguar profesionistë”, të cilët nuk kanë lidhje me protestën studentore. Në të kundërt, kreu demokrat tha se mbështetja e popullit demokrat ndaj studentëve ka qenë dhe do të vijojë të jetë e pranishme.

Të lidhura

None found

Gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm, Berisha u pyet për mundësinë e një marrëveshjeje mes Partisë Demokratike dhe forcave të tjera politike, si Lëvizja Bashkë, Mundësia dhe Shqipëria Bëhet, për përzgjedhjen e kandidatëve të përbashkët në zgjedhjet lokale.

Kreu i PD-së tha se partia që drejton është e gatshme të negociojë dhe të arrijë marrëveshje me këto forca në të gjithë vendin. Sipas tij, bashkëpunimi duhet të synojë një përballje të përbashkët për rrëzimin e Edi Ramës në Tiranë dhe në çdo qytet të Shqipërisë.

Berisha u bëri thirrje drejtuesve të partive të tjera që të lënë mënjanë mosmarrëveshjet dhe të bashkohen për të shpëtuar vendin nga ajo që e cilësoi si një e keqe e madhe. Ai paralajmëroi se çdo vonesë apo hezitim do t’i shërbente Edi Ramës.

Lidhur me mundësinë që studentët të krijojnë një front ose parti politike, të ngjashme me zhvillimet në Serbi, Berisha tha se nuk sheh ngjashmëri mes dy situatave. Ai shpjegoi se lista studentore në Serbi u përball me rreth 30 parti të vogla opozitare, të cilat, sipas tij, arrinin maksimumi deri në 7-8%.

Berisha theksoi se në Serbi nuk ekzistonte një forcë opozitare e ngjashme me Partinë Demokratike. Ai shtoi se studentët kanë të drejtë të ndërmarrin çdo hap që e konsiderojnë të nevojshëm, por u kërkoi të mos mbështeten te diçka që nuk është reale.


Shtuar më 8.11.2026 16:41

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerideneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasino siteleri