Përfshihet nga flakët tregu i fruta-perimeve në Lushnje, ishte rikonstruktuar tre vite më parë

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, një pjesë e tregut të fruta-perimeve në Lushnje është përfshirë nga flakët. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë disa tezgë të tregtarëve ambulantë dhe mbulesat plastike të tregut, i cili ishte rikonstruktuar rreth tre vite më parë.

Forcat zjarrfikëse të Lushnjes kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Të lidhura

None found

Ndërkohë, grupet e punës nga emergjencat civile të bashkisë ndodhen në terren për evidentimin dhe regjistrimin e dëmeve materiale të shkaktuara nga zjarri.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse zjarri ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.


jojobetjojobetjojobetcasibommeritkingmatbetMadridbetStarzbetJojobet GirişjojobetHoliganbet Giriş