Replika me Berishën, Spiropali: Sali je i pabesueshëm! Je edhe denoncuesi edhe garantuesi më i madh i sistemit, çliro opozitën

Deputetja e PS dhe ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka replikuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend.

Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se Berisha ndodhet në një kontradiktë politike, pasi sipas saj ai paraqitet njëkohësisht si denoncues i sistemit dhe si garantues i tij.

Spiropali shtoi se kreu i opozitës duhet fillimisht “të çlirojë sistemin, partinë dhe opozitën”, përpara se të kërkojë besimin e qytetarëve.

“Sali je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, kur të çlirosh opozitën mund të flasim këtu dhe ndoshta terma doktor do të të ngjisin më shumë. Por sot për sot kontradikta e thellë e të qenit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë”, tha Spiropali.

Çfarë tha Berisha?

Berisha iu drejtua ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropali, duke e pyetur se si kishte mundësi që Balluku e quante Ramën pallosh dhe ai e mbronte, kurse atë që e quante Skënderbe e flaku.

“Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja? – tha Berisha.


Shtuar 14.05.2026 11:11

CasibomHoliganbetjojobetjojobet