Berisha thumbon Spiropalin: Balluku e quan “pallosh i gjatë” dhe Rama e mbron, ndërsa ti e quan “Skënderbe” dhe ai të flak

Këtë të enjte, kreu i PD-së Sali Berisha, akuzoi mazhorancën nga foltorja e Parlamentit gjatë seancës plenare, se ka përgatitur një raport të trilluar dhe me mashtrime për integrimin në BE, që qytetarët nuk e kanë lexuar dhe as opozita nuk e di çfarë përmban, ndaj kërkoi heqjen e tij.

Gjithashtu ai e cilësoi një skandal, teksa theksoi se raporti ka burokraci.

Berisha tha se ky raport përmbante vetëm një performancë që nxihej nga figura e “Ramës dhe Lubisë” (Belinda Ballukut).

“Kemi paraqitur sot në Parlament raportin mbi integrimin në BE, që nga alfa në omega, nga fjala e parë te e fundit, është mashtrim dhe vetëm mashtrim. Ky është akt jashtëzakonisht i rëndë, në një moment të rëndësishëm për shqiptarët dhe Shqipërinë. Paraqisni një raport që nuk guxoni as ta lexoni, në mënyrë antikushtetuese vendosni që të mos lexohet ky raport, nuk ka akt më jo serioz se sa ky. Ndaj urdhëroj të tërhiqet menjëherë raporti. Raporti është fund e krye mashtrime e burokarci. Përsa i përket performancës janë të gjitha trillime. Nxijnë nga një figurë, Rama dhe Lubia”, tha Berisha mes të tjerash.

Gjithashtu, ai iu drejtua edhe ish-ministres dhe deputetes Elisa Spiropali, duke e pyetur se si kishte mundësi që Balluku e quante Ramën pallosh dhe ai e mbronte, kurse atë që e quante Skënderbe e flaku.

“E kanë mbushur me mashtrime të dashur qytetarë, nuk guxojnë t’i dalin zot raportit, skandal. Nuk arrini gjer këtu. Keni detyrime ndaj qytetarëve. Të dalë këtu e të lexohet raporti. Si mund të diskutoj unë kur është një raport që s’e dinë qytetarët. Të flasësh për integrimin dhe në raport qytetarët të mos dinë çfarë është thënë. Çfarë jeni ju, mafie, po! Dhe ju që po më shihni atje, do u bëj një pyetje unë këtu, si ka mundësi që ajo e quan Pallosh i Gjatë dhe ai bën gjithçka për ta mbrojtur, kurse ti e quan Skënderbeg dhe të flak. Cila është arsyeja?”, tha ai.


Shtuar 14.05.2026 11:09

CasibomHoliganbetjojobetjojobetcasibomcasibom