Dortmundi e përsërit: Haaland është i paprekshëm

Sulmuesi norvegjez kërkohej nga klubet e mëdha evropiane, por Verdhezinjtë s’duan ta lëshojnë atë, së paku edhe një vit.

Erling Haaland do të mbetet në Borussia Dortmund, së paku edhe një vit. Klubi gjerman nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga sulmuesin norvegjez. Ai është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha evropian.

Por, pasi e humbi Jadon Sanchon, i cili përfundoi në Manchester United, Dortmundi s’e ka ndërmend ta lëshojë edhe një tjetër yll. Haaland e pati një sezon të çmendur prej 30 golash në 32 ndeshje të zhvilluara në Bundesiga. Dhe, drejtuesit e klubit tani po kërkojnë zëvendësuesin e Sanchos, i cili do ta shoqërojë Haalandin në sulm.


Shtuar 14.07.2021 17:45