Messi ka përfunduar kontratën me Barcelonën dhe për momentin është pa skuadër.
Fituesi i Kupës së Amerikës është duke shqyrtuar mundësinë e rinovimit të kontratës me klubin e tij të zemrës.
Mediumi spanjoll, ESPN njofton se të dyja palët kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Ylli argjentinas do të nënshkruaj një kontratë pesë vjeçare me skuadrën e Barcelonës.
34 vjeçari është pjesë e Barcelonës që nga viti 2000 derisa me skuadrën e parë debutoi në vitin 2004 ku ka thyer çdo rekord të mundshëm.