Ndodhi edhe kjo! Vlonjati i ofron punë Ramës: Të jap dyfishin e rrogës që merr si Kryeministër!

“Te ty kryeministër kemi besim që të vish të na menaxhosh lokalet dhe ne të ofrojmë dyfishin e pagës që merr si kryeministër, megjithë bujarinë që ka një vlonjat dhe gjithë vlonjatët së bashku…”

Bizneset që operojnë në zonën e Lungomares në Vlorë kërkojnë të qëndrojnë hapur edhe pas mesnate, ndaj dhe sot kanë dalë në protestë para Komisariatit të Policisë. Ndërsa parashtruan kërkesën e tyre, përfaqësuesi i tyre i bëri një thirrje direkte kryeministrit Edi Rama për zgjidhjen e situatës, madje i ofroi dhe punë.

Biznesmeni Dionis Sota iu drejtua kryeministrit Rama, duke i ofruar punë si menaxher, me dyfishin e rrogës si kryetar qeverie për t’u menaxhuar të ardhurat e biznesit.

“Në këto kushte kur ne mezi e presim turizimin. Nuk arrijmë dot që të dalim me fitim. Nuk ulen taksat por ulet orari. Vetëm tek t’i kryeministër kemi besim që të na menaxhosh lokalet.

E kemi menduar gjatë këtë pjesë që: vetëm te ty kryeministër kemi besim që të vish të na menaxhosh lokalet dhe ne të ofrojmë dyfishin e pagës që merr si kryeministër, megjithë bujarinë që ka një vlonjat dhe gjithë vlonjatët së bashku.

E kemi vendosur , e kemi menduar mirë do i kalojmë menaxherët tanë kamerierë dhe lekët që do kursejmë nga kjo manovër do ja japim të gjitha kryeministrit, do i japim dyfishin e pagës që merr, me besimin e plotë që ai nuk na vjedh dhe nuk na çon drejt falimentimit,”-u shpreh ai. /albeu.com/


Shtuar 14.07.2021 17:27