Përfshihet nga flakët automjeti i parkuar në Dioqezën e Lezhës

Në orët e para të mëngjesit, një automjet është përfshirë nga flakët në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, makina ishte e parkuar brenda oborrit të Dioqezës së Lezhës dhe ndodhej aty prej rreth një jave.

Fatmirësisht, në momentin kur automjeti shpërtheu në flakë nuk ka pasur persona brenda tij.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur izolimin e zjarrit dhe shmangien e përhapjes së flakëve drejt godinës së Ipeshkvisë së Lezhës.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.


Shtuar 12.05.2026 09:10