EBU po shqyrton mundësinë e heqjes së Izraelit nga Festivali i Këngës në Eurovision dhe zhvendosjes së tij në një konkurs të ri

Sipas raportimit të Ynet, në diskutime të mbyllura të mbajtura nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) është hedhur si ide që Izraeli të hiqet nga Eurovisioni në Evropë dhe të transferohet në një konkurs të ri që po planifikohet në Azi, i cili pritet të mbahet në nëntor në Bangkok.

Burime të cituara nga Ynet thonë se EBU ka shqyrtuar mundësinë që Izraeli të jetë pjesë e projektit të ri “Eurovision Asia”, duke pasur parasysh se pjesëmarrja e Izraelit në Eurovision vazhdon të shkaktojë polemika.

Të lidhura

None found

Sipas tyre, janë bërë edhe “testime”/konsultime me vende të rajonit dhe me shtete që tashmë janë bashkuar ose janë në negociata për konkursin aziatik, por ideja ka hasur kundërshtime të pjesshme dhe mbetet e paqartë nëse mund të realizohet, sidomos në afat të shkurtër.

Një burim i njohur me diskutimet ka thënë se “gjeografikisht Izraeli ndodhet në Azi”, prandaj edhe është provuar kjo opsion, ndërsa theksohet se versioni aziatik do të përfshijë rregulla të ngjashme me ato të Eurovisionit evropian.

Sipas të njëjtit burim, vendimet ende nuk janë marrë, por opsioni është “vendosur në tavolinë”, pasi “Eurovision Asia” është ende në fazat e para dhe po bëhen shumë prova për aspekte të ndryshme.

Thuhet se “Eurovision Asia” pritet të mbahet për herë të parë këtë vit, me finalen në nëntor në Bangkok dhe se nismës i janë bashkuar disa vende si Koreja e Jugut, Bangladeshi, Kamboxhia, Malajzia, Tajlanda, Vietnami, Filipinet, Nepali dhe të tjera.

EBU, në përgjigje për Ynet, tha se “po vazhdojnë bisedimet me transmetues të tjerë për t’iu bashkuar eventit”, duke shtuar se askush që merr pjesë në Eurovisionin e Evropës nuk do të mund të marrë pjesë në “Eurovision Asia”.

Ata theksuan gjithashtu se eventi do të jetë “inkluziv” dhe do të synojë të festojë unitetin përmes muzikës, ndërsa vendimet për pjesëmarrjen do t’i marrin organizatorët.


Shtuar 11.05.2026 17:40