Ultimatumi i ri i Iranit për Hormuzin: Anijet nga vendet që zbatojnë sanksionet e SHBA-së nuk do të kalojnë

Irani ka lëshuar një paralajmërim të ri lidhur me lëvizjen e anijeve në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas mediave iraniane, zëdhënësi ushtarak Mohammad Akramian deklaroi se anijet që vijnë nga vende që zbatojnë sanksionet e SHBA-së kundër Teheranit nuk do të lejohen të kalojnë Ngushticën, e cila është një nga korridoret më strategjike detare në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e furnizimit global me naftë dhe gaz, ndaj çdo përshkallëzim në këtë zonë shihet me shqetësim nga tregjet ndërkombëtare dhe fuqitë e mëdha.

Të lidhura

None found

Ky paralajmërim vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara po presin përgjigjen e Teheranit ndaj nismës së tyre diplomatike për uljen e tensioneve dhe ndaljen e luftimeve në rajon.


Shtuar 10.05.2026 15:28