Poetja e njohur Mimoza Ahmeti, vijon të tërheqë vëmendjen e publikut me karakterin e saj që ka treguar nga dita e parë në “Ferma Vip”.
Ajo ka folur shpesh për partnerin e saj Leo, i cili ka një problem shëndetësor.
Të lidhura
None found
Moza e ka risjellë sërish në vëmendje këtë gjë, teksa ka qenë duke biseduar me Zhakun dhe Kostanën.
Ajo tregon sakrificën që ka kaluar, teksa shton se për problemin që partneri i saj ka, mund të trajtohen në Europë, por është çështje lekësh.
“Unë kam punuar shumë. Kjo sakrifica me këtë që mbaj 8 vite ka qenë e llahtarshme. Por më tha dikush që ka klinika jashtë që mund ta rregullojnë. Në Europë ka por është cështje lekësh. Jam e gëzuar. Pastaj të shohim kur të shërohet a do jetë më i njëjti”, tha Moza.
Ajo më tej me batura shtoi:
“I thashë një herë po shita ndonjë pikturë të shtrenjtë, se ndodh ndonjë herë që bie daci në kos, e i thashë të blejmë një shtëpi të vogël. E më tha ai pse do ta koplikosh këtë gjë. Pse i thashë e më tha po ku e di se kush jam unë mbase kam një shtëpi timen”.
