Ditën e sotme, Nikoll Radaçi, 57-vjeçari i cili aksidentoi për vdekje dy fëmijë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur ka dalë sot para gjykatës së Durrësit për t’u njohur me masën e sigurisë.
I pandehuri, Nikoll Radaçi, është paraqitur në sallën e gjyqit dhe është vendosur në “kafazin e xhamit”. Siç shihet edhe nga pamjet, ai shfaqet e penduar, i heshtur dhe me kokën ulur.
Aksidenti i rëndë ndodhi mesditën e 4 majit në lagjen nr.15 të Durrësit. 3 fëmijë ishin duke luajtur me top në trotuar kur 57-vjeçari në gjendje të dehur, humbi kontrollin e mjetit dhe mori para të miturit, duke lënë të vdekur 2 prej tyre.
Dy prej tyre, E. M., 12-vjeç dhe K. N., 10-vjeç ndërruan jetë, ndërsa fëmija tjetër 8-vjeç, arriti të mbijetojë, por me plagë të rënda.
Kujtojmë e shoferi ishte raportuar disa herë në polici nga banorët e zonës, ndërsa ishte gjobitur dhe nga Rrugorja për shkelje të rregullave të sigurisë.
Ngjarja në fjalë ka sjellë reagime të opinionit publik, si dhe përplasje të mëdha mes opozitës dhe mazhorancës. Dje në Kuvend u kërkua forcim i Kodit Rrugor.

