Një tjetër goditje e rëndë vjen për Real Madrid. El Confidencial ka publikuar sot një tjetër audio, këtë herë e regjistruar në vitin 2012 kur Florentino Perez flet për Cristiano Ronaldo dhe Jose Mourinho, të dy pjesë e Real atë kohë. Fjalët e zbardhura janë tërësisht të papranueshme.
“Ronaldo është i çmendur. Ky djalë është idiot, i sëmurë. Ju ndoshta mendoni se ky djalë është normal, por nuk është i tillë. Përndryshe nuk do bënte gjërat që bën. Të gjithë i kanë parë marrëzitë e tij. Pse mendoni se i bën këto? (Jorge) Mendes (agjenti i Ronaldos dhe Mourinhos) nuk ka asnjë fuqi mbi të.
Ashtu si edhe me Mourinhon. As për intervistat, asgjë. Të dy janë njerëz me ego të tmerrshme, janë të llastuar. Ai dhe trajneri nuk e njohin realitetin. Nëse do vepronin ndryshe, do mund të fitonin shumë më tepër para nga të drejtat e imazhit”, shprehet Perez.