Në spektaklin e njohur Ferma VIP 3 është regjistruar momenti i parë romantik mes çiftit Vanesa dhe Indri, të cilët kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë brenda formatit.
Dy banorët, të cilët prej ditësh kanë qenë në qendër të diskutimeve për afrimitetin dhe pasiguritë në marrëdhënien e tyre, kanë vendosur të hedhin një hap më të madh në lidhjen që po zhvillohet mes tyre.
Të lidhura
None found
Indri, i cili më herët kishte shprehur hezitime për shkak të ndarjes së tij të fundit dhe përgjegjësive familjare, sidomos ndaj djalit të tij, ka qenë fillimisht më i tërhequr në këtë raport. Megjithatë, zhvillimet e fundit tregojnë një afrim të dukshëm mes tij dhe Vanesës.
Puthja mes tyre është komentuar gjerësisht brenda dhe jashtë spektaklit, duke shtuar interesin e publikut për dinamikat e reja dhe marrëdhëniet që po krijohen në fermë.
