Mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë rrugor ndodhi në aksin Lezhë–Gjadër i ka marrë jetën babë e bijë. Sipas informacioneve, viktimat janë Anton Keçi, 52-vjeç, dhe vajza e tij Bora Keçi, 20-vjeçe.
Automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga në zonën e Gocajt, duke shkaktuar vdekjen e të dyve.
52-vjeçari punonte si shef i Shëndetësisë në burgun e Lezhës dhe kishte rreth 6 vite përvojë në sistemin penitenciar. Vajza e tij ishte studente në vitin e dytë në Fakultetin e Mjekësisë, duke ndjekur të njëjtën fushë si i ati.
Të dy kishin qenë të angazhuar edhe me kohë të pjesshme në kampin e refugjatëve në Gjadër.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familjarët dhe kolegët. Drejtoria e Burgjeve, ka shprehur ngushëllime për familjen, duke vlerësuar kontributin profesional të 52-vjeçarit dhe duke ndarë dhimbjen për këtë humbje të rëndë.

