Bordi i Transparencës përcakton kufijtë e rinj të çmimeve për naftën dhe benzinën

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve për tregtimin me shumicë e pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit zhvilloi mbledhjen e radhës. Bordi veproi në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026, “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, të neneve 21/3 dhe 21/5 të Ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, si edhe të Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, ‘Për akcizat në Republikën e Shqipërisë’”, të ndryshuar.

Në vendimin e marrë më 17 nëntor 2026, u përcaktuan çmimet maksimale si më poshtë:

Të lidhura

None found

Gazoili i standardit SSH EN 590 do të shitet me pakicë deri në 207 lekë për litër, ndërsa me shumicë deri në 195 lekë për litër.

Për benzinën e standardit SSH EN, çmimi maksimal me pakicë është 164 lekë për litër dhe ai me shumicë 152 lekë për litër.

Gazi për automjetet do të kushtojë 70 lekë për litër në shitjen me pakicë dhe 58 lekë për litër në shitjen me shumicë. Ndërkohë, gazoili për aktivitetin e peshkimit është përcaktuar në 112 lekë për litër.

Çmimet e reja zbatohen nga sot, 17 nëntor, ora 17.30, dhe do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, kur do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi u rikujton operatorëve të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës se zbatimi i këtij vendimi është i detyrueshëm. Shkeljet e konstatuara mund të sjellin pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.


Shtuar më 17.11.2026 16:13

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet