Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Lezhë.
Një makinë është gjetur e përmbysur në kanal, në rrethana ende të panjohura.
Të lidhura
None found
Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se dyshohet për dy viktima.
Viktima janë babë e bijë, dhe sipas burimeve dyshohet se aksidenti ka ndodhur që në orët e pasdites.
Makina ka rënë në një kanal e përmbysur. Kanë qenë familjarët të cilët kanë kërkuar për të afërmit e tyre, kur vetëm pak kohë më parë gjatë patrullimit ka qenë një patrullë policie e cila ka konstatuar makinën e përmbysur në kanal, ku janë gjetur edhe dy viktimat e pajeta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
