Beshiktashi nuk është i gatshëm që të paguajë miliona euro për Kristjan Asllanin. Gazetari turk, Jagiz Sabunçullu, konfirmoi se Asllani është pjesë e listës së lojtarëve që trajneri Sergen Jalçin nuk i ka në plan për edicionin e ardhshëm.
Jalçin ishte pikërisht ai që e kërkoi Asllanin te Beshiktashi. 24-vjeçari i Kombëtares duket se nuk bindi gjatë kësaj kohe, edhe pse është preferuar si titullar.
Të lidhura
None found
Asllani do të kthehej kështu tek Interi. Mesfushori nuk shfaqet as në planet e zikaltërve, që mund ta huazojnë sërish nëse nuk vjen oferta e duhur për blerjen e kartonit.
Një sezon mjaft i vështirë e shoqëroi Asllanin. Kujtojmë se në pjesën e parë të edicionit ishte i huazuar te Torino.
