Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në Apel/ Xhaxhai i autorit të krimit kërkon të dalë nga qelia

Çështja e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, rikthehet sërish në gjykatë. Xhaxhai i autorit të krimit i është drejtuar drejtësisë me një kërkesë për lirim nga burgu.

Gjon Shkambi, xhaxhai i Elvis Shkambit, autor i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Gjykatën e Apelit ka kërkuar sërish ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Të lidhura

None found

Ai ndodhet në qeli që prej tetorit 2025, kur u arrestua pas ngjarjes së rëndë, ndërsa seanca është caktuar më 8 prill dhe do të shqyrtohet nga gjyqtari Taulant Banushi.

Gjon Shkambi, akuzohet për përfshirje në krimin brenda godinës së drejtësisë, por Ai pretendon se nuk ka pasur asnjë dijeni dhe asnjë lidhje me veprimin e nipit që qëlloi ndaj gjykatësit.

Më 6 tetor 2025, Elvis Shkambi, qëlloi me armë në sallën e gjyqit pas shpalljes së vendimit për një konflikt të gjatë pronësie, duke lënë të vrarë gjyqtarin Astrit Kalaja

Ragip dhe Ervis Kurti babë e bir që ishin palë kundërshtarë në proces mbeten të plagosur.

Çështja lidhet me një konflikt pronësie që zgjat prej më shumë se 30 vitesh, ku familja Shkambi pretendon pronësinë e një objekti të përfituar që në vitet ’90, ndërsa në të njëjtën godinë janë strehuar 31 familje, duke sjellë një seri të gjatë përplasjesh gjyqësore.

30-vjeçari që u vu menjëherë në pranga nuk ka kërkuar asnjë herë ndryshimin e masës së sigurisë, ndërsa ëhstë në pritje të përfundimit të hetimit dhe përballjes me drejtësinë për krimin që tronditi jo vetëm drejtësinë.


Shtuar 3.04.2026 15:15