Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në rritje, por një pjesë e konsiderueshme tyre janë bosh. Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në fund të vitit 2025, kishte 2.93 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh.
Pjesa më e madhe e depozituesve kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë. Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve, më pak sesa 5% zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.
Të lidhura
None found
Tendencë në 2025-n është rritja e numrit të depozituesve të mëdhenj, por dhe e atyre me zero lekë në llogari, duke treguar për një shtim të pabarazisë në vend, ku kursimet po përqendrohen në më pak individë.
Në fund të vitit 2025, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.93 milionë llogari bankare, të cilat janë të sigurueshme, ose 5% më shumë se një vit më parë. Në këto llogari bankare, sipas ASD-së kishte gjithsej 1.39 trilionë lekë, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.
Numri i llogarive që shqiptarët kanë në banka ka ardhur në rritje, por një pjesë e konsiderueshme tyre janë bosh.
Sipas të dhënave nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) në fund të vitit 2025 kishte 2.93 milionë llogari të hapura në bankat e nivelit të dytë, por rreth një e treta e tyre janë bosh. Pjesa më e madhe e depozituesve kanë kursime deri në 2.5 milionë lekë.
Në kontrast, një përqindje shumë e vogël e depozituesve, më pak sesa 5% zotërojnë më shumë se gjysmën e kursimeve në banka.
Tendencë në 2025-n është rritja e numrit të depozituesve të mëdhenj, por dhe e atyre me zero lekë në llogari, duke treguar për një shtim të pabarazisë në vend, ku kursimet po përqendrohen në më pak individë.
Në fund të vitit 2025, individët në vend kishin të hapura gjithsej 2.93 milionë llogari bankare, të cilat janë të sigurueshme, ose 5% më shumë se një vit më parë. Në këto llogari bankare, sipas ASD-së kishte gjithsej 1.39 trilionë lekë, me një rritje prej 8.8% me bazë vjetore.

Fondi i sigurimit rritet më tej, mbulon 7.8% të depozitave të siguruara
Raporti i mbulimit të depozitave të siguruara bankare nga fondi i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) u rrit më tej në 2025. Sipas informacionit të ASD-së, raporti arriti në 7.83%, nga 7.61% që pati qenë një vit më parë.
Ky tregues llogaritet si raporti mes vlerës totale të fondit të sigurimit të depozitave bankare dhe vlerës totale të depozitave të siguruara.
Rritja e këtij raporti tregon se fondi i sigurimit të ASD edhe vitin e kaluar është rritur me ritme më të shpejta se vlera e depozitave të siguruara.
Vlera e fondit të sigurimit të depozitave në banka në fund të vitit të kaluar arriti në 77.5 miliardë lekë, lekë me një rritje prej 10.5% krahasuar me një vit më parë.
Ky fond ka dy burime kryesore financimi: primet që paguhen nga bankat dhe të ardhurat nga investimi i fondit.
Të ardhurat nga primet e sigurimit për vitin 2025 arritën në 4.68 miliardë lekë ose 6.4% më shumë se në vitin 2024. Në dekadën e fundit, të ardhurat nga primet kanë ardhur vazhdimisht në rritje, gjë që lidhet drejtpërsëdrejti me rritjen e depozitave të siguruara në sistemin bankar në këto vite.
Ndërsa të ardhurat nga investimi i mjeteve financiare të fondit të sigurimit të depozitave në banka për vitin 2025 ishin 2.91 miliardë lekë ose 3% më shumë se në vitin 2024.
Sipas ASD-së, rritja e të ardhurave për vitin 2025 vjen kryesisht nga rritja e portofolit dhe nga të ardhurat për investimet mbi një vit të realizuara gjatë viteve të mëparshme.
Gjatë vitit 2025, normat e interesit kanë shfaqur një tendencë rënëse krahasuar me vitet paraardhëse, kryesisht për maturitet afatshkurtra dhe afatmesme, duke reflektuar zhvillimet në politikën monetare dhe kushtet e përgjithshme të tregut financiar. Kjo ka sjellë një rritje më të ulët të të ardhurave nga investimet krahasuar me vitet e mëparshme.
Mjetet financiare të fondit të sigurimit të depozitave investohen investohen në instrumente financiare me rrezik të ulët, kryesisht bono dhe obligacione qeveritare.
Për bankat tregtare, primi tremujor i sigurimit të depozitave përllogaritet si 0.125% e mesatares aritmetike të shumës së depozitave të siguruara, që janë regjistruar në bankë në ditën e fundit të çdo muaji të tremujorit të mëparshëm.
Aktualisht, skema e sigurimit të depozitave bankare në Shqipëri garanton një mbulim ligjor deri në shumën maksimale prej 2.5 milionë lekësh.
Por, në vijimësi të procesit të integrimit, legjislacioni shqiptar për sigurimin e depozitave duhet të përputhet gradualisht me atë të Bashkimit Europian. Direktiva e Bashkimit Europian 49/2014 kërkon që vlera e sigurimit të depozitave në vendet anëtare të jetë të paktën 100 mijë euro.
Megjithatë, rritja e menjëhershme me afërsisht katër herë e nivelit maksimal të mbulimit të depozitave do të ishte e vështirë. Për këtë arsye, ASD-ja projekton një rritje me dy etapa.
Me ligjin e ri “Për sigurimin e depozitave”, që parashikohet të dërgohet për miratim brenda vitit 2026 ose fillimit të vitit 2027, do të ketë një rritje të ndërmjetme të shumës së mbulimit të depozitave, nga 2.5 milionë lekë në 6 milionë lekë.
Në një etapë të dytë, në momentin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, shuma maksimale e sigurimit të depozitave do të rritet në kufirin e parashikuar në direktivë, prej 100 mijë eurosh./ Monitor
