Nuk e ndihmoi në luftën me Iranin/ Trump ironizon Macron: Gruaja e tij e keqtrajton, ai ende e mban mend shuplakën që mori nga ajo

Presidenti i Amerikës, Donald Trump ka kritikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron për qëndrimin e tij ndaj luftës me Iranin, duke iu referuar një incidenti me protagoniste gruan e presidentit francez. Gjatë fjalimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump ironizoi Macron duke thënë se gruaja e tij e keqtrajton atë, ndërsa shtoi se Macron ende e mban mend shuplakën që i bëri gruaja e tij.

Presidenti amerikan i referohej në videon nga maji 2025 në të cilën Brigitte Macron, u shfaq duke goditur me shuplakë presidentin e Francës pak para se të zbrisnin nga avioni presidencial në Vietnam.

Të lidhura

None found

“Gruaja e tij e keqtrajton, ai ende e mban mend shuplakën që i bëri” tha Trump.

Referenca e Trump shkaktoi të qeshura në audiencë në ngjarjen në Shtëpinë e Bardhë. Mediat shkruajnë se Trump pretendoi se Macron refuzoi të dërgonte anije në Gjirin Persik para se të fitohej lufta.

“Unë i thashë, ‘Emmanuel, ne do të donim të kishim një ndihmë në Gjirin Persik, edhe pse po bëjmë një rekord të neutralizimit të njerëzve të këqij dhe raketave balistike. Ne do të donim të kishim ndihmë. Nëse mundesh, a mund të dërgosh anije menjëherë?”. Ai më tha “jo, jo, jo, nuk mund ta bëjmë këtë, Donald. Ne mund ta bëjmë këtë pasi të fitohet lufta’ dhe i thashë ‘jo jo, nuk më duhet pasi lufta të fitohet Emmanuel'”, tha Trump.


Shtuar 2.04.2026 17:48

Tags: ,