Është vetëdorëzuar në Spanjë Eralbi Breçani, djali i ish-nëndrejtorit të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështje të lidhura me trafikun e narkotikëve.
Eraldi Breçani, ka deklaruar se do të përballet me drejtësinë në Shqipëri dhe pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
Të lidhura
None found
Eralbi Breçani, akuzohet se ka kryer veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, dhe veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim me të pandehurin Erzen Breçani.
