Damian Gjiknuri shfaqet dhe me biçikletë te Kryesia e Kuvendit (FOTOT)

Deputetin Damian Gjiknuri, jemi mësuar ta shikojmë gjithnjë formal dhe me veshjet që një politikani i shkojnë për hir të statusit që ka, por ashtu si vetë ai ka treguar, formaliteti nuk është përzgjedhja e tij më e dashur.

Kjo për faktin, se sa herë mundet dhe detyra ia lejon, deputeti i Partisë Socialiste shfaqet sportiv.

Të lidhura

None found

E nëse në Parlament i duhet të jetë me kostum, madje dhe me kollare, në të përditshmen e tij gjithnjë ish-ministri preferon sportiven. Të shpeshta kanë qenë rastet, kur paparaci ynë ka mundur ta sjellë krejt ndryshe Gjiknurin.

Me tuta sportive dhe tërësisht komod në përzgjedhjen e tij, deputeti duket se shfaqet i relaksuar në veshjet që zgjedhë kur nuk i duhet të jetë pjesë e botës politike.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë pranë Kryesisë së Kuvendit, teksa Damiani zgjidhte një biçikletë për të lëvizur. I veshur sportive, ai ishte tërësisht në kontrast me kolegët e tij që i ndalonin pranë këmbëve.

 


Shtuar 29.03.2026 11:21