Talenti me origjinë shqiptare, Yll Gashi, u shndërrua në heroin e Gjermanisë U19 në triumfin 2 me 1 të arritur ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Sulmuesi 18-vjeçar i cili është pjesë e Bajernit, shënoi golin e fitores në minutën e 56-të, pas asistit të Staf, teksa në minutën e 59-të, u ndëshkua me karton të verdhë.
Të lidhura
None found
Gashi cilësohet si një talent i jashtëzakonshëm që pritet të hedhë hapa të mëdhenj në të ardhmen, teksa për të ka shprehur interes Shqipëria dhe Kosova.
Momentalisht 18-vjeçari është pjesë e grupmoshave të Gjermanisë, teksa ende nuk ka vendosur se kë Kombëtare do të përfaqësojë përfundimisht.
