Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit të Stenaldo Mëhillit nga Big Brother VIP Albania 5.
Në postimin e saj, Vesa shkruan: “Paska ik Stenaldo nga Big Brother. Shumë do doja të ishte fitues këtë vit. E kemi pasur shumë të nevojshme si shoqëri, por s’jemi ende gati si duket”.
Ajo ka theksuar gjithashtu: “Gjithsesi një bravo të madhe Top Channel, që përmes një personazhi si Stenaldo, na dha mundësinë të shohim se si vullneti dhe dëshira për jetën, tejkalon çdo gjë”.
Reagimi i Vesës ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët e kanë përshkruar si një mesazh emocionues dhe mbështetës për Stenaldon.
Kjo tregon respektin dhe admirimin e saj për ish-banorin si dhe ndikimin që ai pati gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.
I njëjti ndërkaq ishte në një televotim kokë me kokë me banorin tjetër, Mateo Borri.
Stenaldo krahas sfidave brenda, ia doli tejet mirë në këtë spektakël të famshëm.

