Dashnor Sula, teksa ishte i ftuar në News24, kritikoi gjendjen e opozitës dhe përplasjet brenda Partisë Demokratike, duke theksuar se dhuna dhe molotovët nuk janë rruga për të fituar mbështetjen e qytetarëve.
Ai kujtoi gjithashtu përçarjet brenda PD-së nga viti 2021 deri në vitin 2025, ndërsa foli edhe për vendimin e tij për t’iu bashkuar mazhorancës, duke theksuar se nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë.
Të lidhura
None found
Dashnor Sula: Nëse ndodh kjo që po ndodh, është gjë e mirë. Opozita ka kauzat e veta politike. Nëse opozita nuk është në nivelin e vet që të bëjë opozitën, është në dëm të demokracisë. Duhet të bëjë presion te mazhoranca. Po nuk ishe në rregull për veten tënde, mos prit nga të tjerët. Opozita duhet të jetë e kuruar, e strukturuar. Përballë mazhorancës dhe qytetarëve, ti do të duhet të ngjallësh shpresë. Edhe kur isha unë aty, ishim në luftë civile në PD, nga 10 shtatori i vitit 2021 deri në vitin 2025. Çfarë mesazhi u japim qytetarëve ne? Sot ke protesta ku ka dhunë.
Mua më vjen turp për 10 janarin. Si njeri që kam qenë aty në atë kohë, kur shihje vëlla dhe motër që thyenin selinë, si mund të ngjallë shpresë një opozitë kur ke problematika të tilla?! Ka dhe kolegë të nderuar në PS. Zërat në PD kanë rënë totalisht. I hoqi të gjithë të mirët. Kjo e imja nuk është hakmarrje. As gruaja nuk mbahet me zor, as burri. Po të përzunë, s’do rrish pa u martuar, s’do rrish pa dashuruar. Unë jam te mazhoranca sot, por e kam pyetur veten disa herë, për disa javë e muaj pasi kam marrë një vendim. Mos kujtoni se ka qenë e lehtë. E mohova, se nuk kisha vendosur akoma. Kam pasur disa takime me kryeministrin, që më ka kërkuar të kontribuoj. I jam mirënjohës. Doja t’i tregoja edhe familjes që unë isha aty, që kam detyrime dhe peshë. Rruga e duhur nuk është molotovi, as dhuna, por fitimi i shpirtit dhe i zemrave, ngjallja e shpresave te qytetarët.







