Avokati i Popullit është paraqitur në burgun e Fierit për të shqyrtuar nëse transferimi dhe izolimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, janë kryer në përputhje me ligjin.
Kontrolli përfshin verifikimin e mënyrës si u transferua Veliaj në këtë institucion, si dhe të kushteve të qëndrimit të tij. Sipas të dhënave të bëra publike, ai mbahet në izolim, në një qeli pa dritare dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme.
Të lidhura
None found
Inspektorët po shqyrtojnë ligjshmërinë e procedurave dhe respektimin e të drejtave të personit të paraburgosur apo të dënuar, duke përfshirë trajtimin dhe masat e sigurisë të zbatuara ndaj tij.






