Prime i sotëm i “Big Brother Vip Albania 5” ka nisur me debate e tensione të ashpra mes banorëve, ku në qendër të diskutimeve u vendos nominimi kokë më kokë i Mateos dhe Stenaldos.
Duke e cilësuar si një garë të fortë nominimin me të, Mateo në fjalën e tij u shpreh se Stenaldo ia dha vetë mundësinë Rogertit për t’i vënë në garë bashkë.
“Stenaldo ia dha vetë mundësinë Rogertit për të na nxjerrë në nominim bashkë. Ai së fundmi ka treguar vetëm arrogancë dhe ego nga ana e tij. Stendaldo shpesh më ka përmendur mua pjesëmarrjen time televizive, duke u kapur te fakti që unë kam qenë pjesëtar i formateve të ndryshme, por për mua nuk ka lidhje kjo gjë” u shpreh Mateo.
Nominimin e sotëm e komentoi dhe Brikena e cila theksoi se ky ishte një veprim i shëmtuar nga Stenaldo.
Kur u pyet nëse është gati për ta lënë në gjysmë lojën e saj nëse Mateo del sonte nga shtëpia e “BBVA5”, Brikena pohoi se është e gatshme që ta lërë rrugëtimin e saj në mes.
Në fjalën e saj, Brikena hodhi poshtë pretendimet se romanca mes saj dhe Mateos ka lindur vetëm për të marrë vëmendje në prime.
Banorët që janë në nominim dhe njëri prej tyre pritet të përfundojë rrugëtimin e tij në “BBVA5” janë Mateo dhe Stenaldo. Të dy banorët kanë qenë goxha të preferuar nga publiku, Mateo për strategjinë e lojës dhe romancën e tij me Brikenën, ndërsa Stenaldo për oratorinë, sinqeritetin dhe sjelljen e tij.
Se cili nga dyshja pritet të përfundojë rrugëtimin e tij në këtë format televiziv, këtë do e zbulojmë pas pak.
