Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në në aksin rrugor Baldushk–Vishnje në Tiranë.
Policia më me dije se një 28-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
