Taulant Seferi ka shënuar në sfidën që po luhet mes skuadrës së tij Bodrumspor dhe Instanbulspor. Goli u shënua në minutën e 8-të të takimit duke i sjellë avantazhin miqve.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është shërbyer mjaft mirë nga mbrojtësi Arlind Ajeti, duke realizuar saktë para portës së kundërshtarit, në një aksion goli “alla shqiptarësh”.
Të lidhura
None found
Një përshëndetje speciale kjo për trajnerin Sylvinho i cili zgjodhi mos ta përfshijë në listën e Shqipërisë për ndeshjen e “play-off” përballë Polonisë më 26 mars. Ndryshon situata për Ajetin i cili është grumbulluar për këtë përballje të rëndësishme.
