Raketa balistike iraniane godet qytetin izraelit të zhvillimit bërthamor! Izraeli shënjestron 200 objektiva të Hezbollahut

Një raketë balistike iraniane është përplasur në një ndërtesë në qytetin Dimona në Izraelin jugor këtë të shtunë në mbrëmje. Sipas Shërbimeve të Zjarrfikësve, rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmij 10-vjeçar dhe një ndërtesë është shkatërruar.

Qyteti i Dimonës është vendi ku zhvillohet programi bërthamor i Izraelit. Disa raunde sirenash paralajmëruan për raketa që po vinin në Dimona të shtunën në mbrëmje. Transmetuesi kombëtar iranian IRIB TV pretendoi se sulmi në Dimona kishte në shënjestër objektet bërthamore dhe se erdhi si përgjigje ndaj sulmit të mëparshëm të Izraelit në Natanz, vendndodhjen e një objekti bërthamor iranian.

Ndërkohë nga ana tjetër Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) thonë se kanë nisur valë sulmesh të njëkohshme “në shkallë të gjerë” ndaj Iranit dhe Hezbollahut në Liban deri më tani këtë fundjavë, duke goditur mbi 200 objektiva.

Në një deklaratë të bërë nga IDF thuhet: “IDF do të vazhdojë të degradojë më tej regjimin iranian dhe organizatën terroriste Hezbollah, me qëllim zvogëlimin e fushëveprimit të zjarrit të drejtuar drejt Shtetit të Izraelit”


Shtuar 21.03.2026 20:16

Tags: , ,