Taulant Seferi vazhdon të lërë shenjën e tij në kategorinë e dytë turke me fanellën e Bodrumspor, ku është kthyer në golashënuesin kryesor të ekipit që lufton për ngjitjen në Superligë.
Në ndeshjen e sotme ndaj Igdir në transfertë, Seferi la përsëri gjurmën e tij duke tundur rrjetën që në minutat e para. Ai transformoi me qetësi një penallti, duke i dhënë avantazhin e përkohshëm 1-0 ekipit të tij.
SHIH VIDEON
Ky ishte goli i 15 i këtij kampionati për Seferin, i cili është në pritje të ftesës për t’u bërë përsëri pjesë e Kombëtares shqiptare pasi ishte lënë paksa në harresë nga Silvinjo gjatë kualifikuesve të Botërorit.
Ndërkaq, në këtë ndeshje për Bodrumspor shënoi edhe ish-mesfushori i Shpresave, Omar Imeri, i cili në pjesën e dytë mori topin në gjysmëfushën e vet dhe arriti deri në zonën kundërshtare për të realizuar një gol spektakolar pas një sprinti të gjatë.
SHIH VIDEON
