Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur disa ndryshime në drejtimin e komisariateve në vend.
Konkretisht, Luan Sinanaj, nga shef i Komisariatit të Krujës, emërohet shef i Komisariatit të Pogradecit.
Shef i ri i Komisariatit të Krujës, emërohet Santiljano Ndreu, i cili më parë mbante postin e shefit të Krimeve në Komisariatin nr. 5 në Kamëz.
Ndërsa, Gentian Dedej, emërohet shef i Komisariatit të Bulqizës.
