Gjatë ceremonisë mortore të Arlinda Zekajt, e vrarë nga kunati i saj, Hoxha u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të mos përsëriten raste të tilla.
Ai kërkoi drejtësi dhe tha se marrja e jetës së një njeriu është veprim i lig dhe i marrë.
Të lidhura
None found
Hoxha kujtoi se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje, por nuk e kishte marrë atë, ndërsa shtoi se drejtësia do ta thotë fjalën e vet.
“Kam një lutje për Zotin dhe për popullin: boll më. Njeriu nuk vritet. Të moshuarit tanë na kanë mësuar prej kohësh se kjo është ligësi dhe marrëzi. I lutem Zotit që ky të jetë rasti i fundit”, u shpreh ai.





