Katër muaj pas grabitjes së shekullit, drejtoresha e muzeut të Luvrit jep dorëheqjen

Drejtoresha e Muzeut të Luvrit, Laurence de Carr, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. Ky vendim ka ardhur pas të ashtuquajturës “grabitje e shekullit”.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka pranuar dorëheqjen e saj. Mediat shkruajnë se Macron e ka cilësuar këtë veprim si një akt përgjegjësie.

Vjedhja kinematografike në Muzeun e Luvrit shokoi në mbarë botën më 19 tetor, pasi hajdutët rrëmbyen bizhuteritë e Kurorës, që vlerësohen të jenë me vlerë pothuajse 90 milionë dollarë. Kjo u arritu duke përdorur një makinë të zakonshme ngritëse.


Shtuar 24.02.2026 20:33