Një reagim i Labinot Rexhës ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale, pasi ai publikoi një mesazh të gjatë në Facebook lidhur me përvojën e tij në sezonin aktual të Big Brother VIP Kosova.
Në shkrim, Rexha thekson se ky sezon është karakterizuar nga përballje të forta, tension dhe dinamika të vazhdueshme. Ai nënvizon ndikimin që, sipas tij, kanë pasur figurat kryesore të spektaklit në zhvillimin e lojës dhe rrjedhën e ngjarjeve brenda shtëpisë.
Labinot Rexha veçon veçanërisht Alba Pollozhanin, duke e lidhur rolin e saj dhe ndikimin e të dyve me konceptin e fitores, që sipas tij nuk lidhet vetëm me çmimin final, por edhe me mënyrën se si ndikojnë tek publiku dhe perceptimi i tij për lojtarët.
Postimi i plotë i Labit:
“Në këtë sezon të Big Brother VIP Kosova, dy emra kanë mbajt peshën e vërtetë:
Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha.
Të tjerët kanë qenë pjesë e lojës.Ne kemi qenë loja.
Ka dallim mes atyre që rrinë në hijedhe atyre që mbajnë gjithë shtëpinë mbi supe.
Lludo-s i uroj nga zemra suksese, loja është lojë.
Por realiteti është një: Kur flitej për tension, histori, debat, spektakël, emri që përmendej ishte Labinoti.
Energjia që lëvizte situatat ishte Alba.
Fitues nuk të bën vetëm çmimi.
Fitues të bën ndikimi.
E ndikimi i këtij sezoni ka qenë i qartë.
Kampionët e vërtetë nuk kanë nevojë për konfirmim. Publiku e di.
