Lëkundjet sizmike kanë vijuar edhe ditën e sotme në juglindje të vendit. Sipas të dhënave sizmologjike, tërmeti i fundit është regjistruar pak minuta më parë me magnitudë 3.2 ballë.
Epiqendra ka qenë në fshatin Hoçisht, në bashkinë Devoll. Tërmeti është ndjerë lehtë nga banorët e zonës, por nuk raportohet për dëme materiale apo lëndime në njerëz.
