Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, vazhdon të lidhet ngushtë në Turqi me një transferim te Beshiktashi. Asllani tregohet si dëshirë e stafit teknik, ndërsa nga burime jozyrtare janë publikuar së fundmi disa detaje sa u përket shifrave.
Fillimisht tregohet se paga mund të shkojë deri në 1.2 milionë euro, për pjesën e mbetur të sezonit. Vetë Interi do të përfitonte 1 milion euro nga ky huazim.
Drejtuesit e Beshiktashit, ndërkohë kërkojnë që të ulin sa më tepër opsionin e blerjes së kartonit.
Aktualisht, përflitet për 10 deri në 12 milionë euro. Po ashtu, në fund mbetet për t’u vendosur, kalendari për kryerjen e pagesave.
Një tjetër klub mjaft i interesuar për Asllanin mbetet edhe Paris FC. Këto të fundit mund të surprizojnë edhe me një blerje direkte, pikërisht në ditët e fundit të merkatos.
Huazimi te Torino ndërkohë rezultoi një dështim. Asllani i ka ndjekur dy ndeshjet e fundit nga tribuna, duke e kthyer në një situatë të paprecedentë për të.
