Mediu në 35-vjetorin e Partisë Republikane: Politika është mision, jo privilegj

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, në 35-vjetorin e themelimit, u shpreh se kjo parti u ndërtua mbi vlerat e djathta, duke shtuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj

Gjithashtu, ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.

Partia Republikane, festoi 35-vjetorin e themelimit me një pritje ku morën pjesë drejtues, anëtarë e simpatizantë, si dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe përfaqësues të opozitës.

Republikanët u ndërtuan mbi vlerat e djathta-familjen, pronën, lirinë, shtetin e së drejtës, patriotizmin dhe besimin në Zot – duke nënvizuar se politika është mision dhe shërbim, jo privilegj.

Ai bëri thirrje për bashkimin e opozitës kundër korrupsionit dhe për rikthimin e demokracisë dhe vlerave euroatlantike.

Ish-kryeministri Sali Berisha, vlerësoi figurën e Sabri Godos dhe rolin e aleancës me PR-në në integrimin euroatlantik, duke theksuar nevojën për reagim qytetar dhe një qeveri teknike për zgjedhje të lira.

 


Shtuar 18.01.2026 09:50