Aktori Timothée Chalamet ishte ndër fituesit kryesorë të ceremonisë së këtij viti të Golden Globe Awards, ku u nderua me çmimin për aktorin më të mirë në një film muzikor ose komedi për rolin e tij në filmin Marty Supreme.
Chalamet fitoi çmimin duke lënë pas emra të njohur të kinemasë si Leonardo DiCaprio dhe George Clooney. Ndërkohë, filmi One Battle After Another, me protagonist DiCaprion, rezultoi më i vlerësuari i mbrëmjes, duke fituar katër çmime, përfshirë filmin më të mirë muzikor ose komedi dhe regjinë më të mirë.
Aktorja irlandeze Jessie Buckley u shpall aktorja më e mirë në rol kryesor në dramë për filmin Hamnet, i cili surprizoi gjithashtu duke fituar çmimin për filmin më të mirë dramatik.

