Në një konferencë për mediat, kryedemokrati Sali Berisha, deklaron se Belinda Balluku, ka bërë një superskandal dhe se me aferën e saj shqiptarët kanë humbur 97 milionë euro.
Berisha kundërshtoi deklaratat e Edi Ramës që tha se Komisioni i Venecias, nuk e lejon pezullimin e një ministri nga detyra.
Ai thekson se; “Venecia nuk thotë në asnjë këshillë të saj se pezullimi i zyrtarit nuk ka të bëjë me ministrin”. Në fjalën e tij, Berisha shprehet se; “një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë në hetim ndaj një ministri për një aferë në të cilët shqiptarët humbën 97 mln euro, por në dokumentet bazë 50 mln euro. Antidemokratike do të ishte në rast se nuk do guxonin, apo do injoronin këtë superskandal të Ballukut. Komisioni i Venecias thotë se parimi i pezullimit si akt nuk shkel dhe nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra Rama mashtron në mënyrë të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Komisionit të Venecias dhe sipas ligjeve të vendit, akti i pezullimit”.
Berisha: Dita e djeshme shënoi një akt të pashembullt multidimensional në historinë e Shqipërisë dhe Evropës. Dje Edi Rama mori përsipër presionin e jashtëzakonshëm mbi GJK, presion të hapur të dënuar me ligj në cdo vend, për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës së të cilës ka ngrenë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Rama mashtroi në mënyrë të paskrupullt, mashtroi shqiptarët dhe Evropën.
Sipas tij, Komisioni i Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave. Krahas Komisionit të Venecias, ai rreshton GJEDNJ, që është gjykata garantë e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Le të marrim sulmin e paskrupullt, e pashembullt ndaj GJK dhe sistemit evropian të drejtësisë, Komisionit të Venecias.
Edi Rama thotë se pezullimi i Ballukut, duke iu referuar Komisionit të Venecias është jo proporcional. Është një mashtrim fund e krye. Komisionit i Venecias kërkon propocinalitet në cdo gjë, por Rama harron se propocinaliteti është një nga parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë.
Një gjykatë ka ngritur padi, ka marrë në hetim ndaj një ministri për një aferë në të cilët shqiptarët humbën 97 mln euro, por në dokumentet bazë 50 mln euro.
Andi demokratike do të ishte në rast se nuk do guxonin, apo do injoronin këtë superskandal të Ballukut.
Komisioni i Venecias thotë se parimi i pezullimit si akt nuk shkel dhe nuk cenon kushtetutshmërinë. Pra Rama mashtron në mënyrë të turpshme. Nuk ka asgjë antikushtetuese, sipas Komisionit të Venecias dhe sipas ligjeve të vendit, akti i pezullimit.
