Rritet niveli i ujit të lumit Vjosa, dhjetëra banesa në rrezik

Lumi Vjosa ka dalë sërish nga shtrati. Kjo ka ardhur si shkak i motit të keq të alternuar me rreshje intensive shiu, gjë e cila ka çuar në përmbytje në zonën e pazarit të kafshëve. Deri në orën 14:00, në urën e Mifolit niveli i ujit ka arritur në 6.9 metra, ndërsa prurjet vijojnë të rriten.

Sipas parashikimeve të emergjencave civile, zonat jugore, duke përfshirë edhe qytetin e Përmetin, do të preken nga reshje intensive edhe gjatë orëve në vijim. Kjo situatë pritet të shtojë nivelin e Vjosës.

Autoritetet kanë njoftuar banorët që rrezikohen nga përmbytjet, të tregojnë kujdes të shuar gjatë këtyre orëve. Më të rrezikuarat janë 13 banesa në zonat pranë lumit. Edhe në njësinë administrative Novoselë, është bërë thirrje nga autoritetet të marrin masa mbrojtëse dhe të shmangin zonat pranë lumit. Strukturat e emergjencave civile po vijojnë monitorimin e situatës në terren.


Shtuar 27.11.2025 16:59

Tags: ,