Vëllai i Madh merr vendimin drastik: Nga sot gjumi i natës bëhet i detyrueshëm

Shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” i është shtuar një rregull i ri dhe i panegociueshëm, i cili pritet të ndryshojë tërësisht rutinën e banorëve.

Pas ditësh të tëra ku oraret e gjumit ishin kthyer në kaos dhe diskutimet zgjasnin deri në orët e para të mëngjesit, produksioni ka vendosur të ndërhyjë për të vendosur rregull.

Përmes një zarfi zyrtar, “Vëllai i Madh” ka njoftuar se tashmë gjumi i natës është i detyrueshëm.

Në arsyetimin e vendimit thuhej: “Vëllai i Madh ka vendosur që ta bëj të detyrueshëm gjumin e natës, kjo për të mirën e shëndetit tuaj, por edhe për faktin se qëndrimi zgjuar pa kriter, jo vetëm po ju ngarkon psiqikisht dhe emocionalisht, por edhe po ua humb edhe fokusin mbi atë që keni hyrë në atë shtëpi, e që është loja”.

Ky vendim vjen si masë për të mbrojtur shëndetin mendor të konkurrentëve dhe për të rikthyer dinamikën aktive gjatë ditës, duke i dhënë fund netëve të bardha pa kriter brenda shtëpisë.


Shtuar 25.11.2025 21:18

Tags: ,