Mëngjesin e sotëm, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Lushnje. Sipas informacioneve, mësohet se të shtënat janë regjistruar në afërsi të kthesës së spitalit.
Mësohet se tre persona qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.
Nuk ka ende informacion zyrtar lidhur me motivet e ngjarjes dhe nëse nga të shtënat ka të plagosur apo viktima
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën për të kryer hetimet lidhur me ngjarjen.
