Kushtet e Sabianit për dhëndrin/ Dua të jetë simpatik dhe i përkushtuar ndaj familjes

Këngëtari i njohur Sabiani ka folur me humor dhe sinqeritet për marrëdhënien me vajzën e tij, Keisi Mezin, gjatë një interviste.

Ai zbuloi pritshmëritë që ka për dhëndrin e ardhshëm dhe reagoi me të qeshura kur u pyet për ditën që Keisi mund të largohet nga shtëpia.

Gjatë bisedës, Sabiani tha se e vetmja gjë që pret nga partneri i ardhshëm i vajzës së tij është që ai të jetë njeri i mirë: simpatik, i përgjegjshëm dhe i përkushtuar ndaj familjes.

Ai theksoi se për të janë të rëndësishme vlerat njerëzore dhe jo aspektet e jashtme apo profesioni.

Kur moderatorja e pyeti se si ndihet teksa mendon që një ditë Keisi mund të martohet dhe të mos jetojë më me të, këngëtari u përgjigj me batutë, duke shkaktuar të qeshura në studio:

“Nuk e mbaj mendjen fare! Ose do të marr ndonjë dhëndër brenda dhe hajde! Do ta bëjmë një zgjidhje!”


Shtuar 24.11.2025 19:04

Tags: ,