PSG zbulon gabimisht numrin e Ramos

Nuk është ende zyrtare, por PSG ka bërë një gabim të vogël. Në moshën 35 vjeç, Sergio Ramos do të luaj në Ligue 1.

Mbërritur tek Paris Saint-Germain si lojtar i lirë, mbrojtësi spanjoll u “zyrtarizua” nga klubi kryeqytetas … gabimisht! Francezët gjithashtu zbuluan se SR4 do të veshë fanellën me 4 që kishte Thilo Kehrer.

“Ky numër 4, e vlerësoj shumë për bestytni, sepse e kam pasur që në fillim të karrierës sime, dhe më pas më shoqëroi gjatë gjithë jetës sime, më solli fat të mbarë dhe shumë fitore. Tani # 4 është pjesë e imja si person dhe si profesionist. Për mua, është privilegj të mbaj këtë numër në një ekip kaq të shkëlqyer, Paris Saint-Germain. Kështu që do të jetë domosdoshmërisht shumë e veçantë të jesh në gjendje të vesh numrin tim, këtu në Paris, ” tha lojtari në faqen zyrtare të PSG, por që më pas u fshi.


Shtuar 7.07.2021 22:41