Ylli i muzikës dhe stilit, Miley Cyrus, 32-vjeç, la përshtypje të forta me paraqitjen e saj në eventin Vogue World: Hollywood 2025, i mbajtur në kompleksin e Paramount Studios në Los Angeles më 26 tetor.
Për këtë natë glamuroze, Cyrus zgjodhi një xhaketë të madhe lëkure nga koleksioni pranverë/verë 2026 i shtëpisë së modës Saint Laurent. Ajo kombinoi setin me fund dhe kapuç të njëjtë, doreza dhe geta të zeza transparente, syze të mëdha dielli dhe taka slingback me majë.
Grimi i saj ishte relativisht i butë, buzë me shkëlqim rozë, ndërsa flokët i mbajti të kapura lart me disa fije që binin në valë për një pamje më të relaksuar.

Në rreshtin e parë të eventit, Miley u shfaq pranë Hailey Bieber,ajo gjithashtu në veshje të lëkurës dhe të dyja bënë një paraqitje që tërhoqi vëmendje për stilin e përkryer të përbashkët.
Edicioni i këtij viti i Vogue World shënoi për herë të katërt realizmin e tij dhe u bashkua me prezantimin e veshjeve kapsulë të stilistit Jerry Lorenzo, të frymëzuara nga ikonat e Los Angeles-it.
Me këtë paraqitje, Miley Cyrus përsëri tregoi se është kryefjala e modës ndërkombëtare duke kombinuar modën me identitetin e saj të pakompromis. Edhe këtë herë, Miley nuk ndoqi trendet, ajo i krijoi ato.
