Gjykata e Lartë rikthen për rigjykim në Apel çështjen ndaj ish-kreut të Kushtetueses, Bashkim Dedja

Gjykata e Lartë, ka vendosur prishjen e vendimit të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në lidhje me çështjen ndaj Bashkim Dedjas, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese.

Me vendimin e saj, Gjykata e Lartë, ka urdhëruar kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por me një trup gjykues tjetër nga ai që kishte shqyrtuar më parë çështjen.

SPAK kishte kërkuar një vit burg me akuzën e fshehjes së pasurisë, por GJKKO-së e dënoi me 6 muaj, të cilat iu konvertuan në një vit shërbim prove.

Sipas SPAK, Bashkim Dedja, ka fshehur një apartament në formularin e vetëdeklarimit teksa ishte gjyqtari i parë që dënohej nga GJKKO, pasi nuk kaloi Vetting-un.

Ish-anëtari i Kushtetueses u shkarkua nga Vettingu, pasi nuk justifikonte një apartament në Durrës, ndërsa në prill të vitit 2021, gjykata vendosi sekuestrimin e tij.