Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është pritur në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, ndërsa në fokus të diskutimeve është lufta në Ukrainë.
Zelensky ka deklaruar se me ndihmën e Trump mund t’i japin fund luftës ndërsa ka theksuar se është i gatshëm të flasë në çdo format.
“Para së gjithash, mendoj se duhet të ulemi dhe të flasim. Pika e dytë, ne kemi nevojë për një armëpushim. Edhe tani që shihni në Lindjen e Mesme, është shumë e vështirë të mbahet një armëpushim.
Jam i gatshëm të flas në çdo lloj formati. Dypalëshe, trepalëshe: nuk ka rëndësi. Vetëm paqe. Kjo është e rëndësishme.”-tha Zelensky.