Martoj vajzën dhe jam i lumtur, mezi e pres atë ditë/ Zbulohet biseda e fundit e gjyqtarit Astrit Kalaja para seancës ku u vra me armë zjarri

Ditën e djeshme  (6 tetor) 2025, Shqipëria u trondit nga një ngjarje tepër e rëndë, ku brenda sallës së gjyqit u vra me armë zjarri gjyqtari Astrit Kalaja.

Ai u qëllua nga 30-vjeçari Elvis Shkambi, brenda sallës së Gjykatës së Apelit.

Ndërkohë një gjyqtar ka rrëfyer për gazetaren Anila Hoxha bisedën e fundit me Astrit Kalaja, para seancës që do të ishte e fundit për të.

“Martoj vajzën dhe jam i lumtur. Mezi e pres atë ditë”, kanë qenë fjalët e gjyqtarit të ndjerë.

Ka diskutime që ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit të gjyqtarit që u vra në krye të detyrës, të bëhet ceremoni shtetërore ditën e mërkurë.

VRASJA

Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, u qëllua për vdekje në sallën e gjyqit pasditen e së hënës, pasi shpalli një vendim për një konflikt pronësie, në një ngjarje të paprecedentë që u shoqërua me tronditje dhe shqetësime për sigurinë e sistemit gjyqësor.

Sipas Policisë së Tiranës, autor i ngjarjes dyshohet se është Elvis Shkëmbi, 30-vjeç dhe palë në procesin gjyqësor. Shkëmbi ka plagosur gjithashtu kundërshtarët e tij në proces, babë e bir.

Kalaja u shoqërua në spital, po pa mundur të mbijetojë. Dy të plagosurit, atë e bir, gjenden nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Hetimi për vrasjen e gjyqtarit Kalaja po kryhet nga Prokuroria e Posaçme, e cila po verifikon arsyet e dështimit të masave të sigurisë në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.


Shtuar 7.10.2025 08:16